Telegrafi

Watford 0-3 Liverpool, nota e Shaqirit dhe të tjerëve

Roberto Firmino (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë 3-0 në udhëtim te Watfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka vazhduar serinë pozitive pa humbje këtë sezon në kampionatin anglez, duke e mposhtur Watfordin në udhëtim.

Golat në këtë fitore të Reds u shënuan nga Mohamed Salah (67′), Trent Alexander-Arnold (76′) dhe Roberto Firmino (89′).

Lexo po ashtu Liverpooli fiton me lehtësi në udhëtim te Watfordi

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Firmino dhe Virgil Van Dijk, të cilët u vlerësuan me notë 8.0, ndërsa nota më e ulët ishte 5.7 dhe shkoi për Troy Deeney.

Për 74 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.8. /Telegrafi/

Watford: 

Liverpool: