Telegrafi

Wataru Endo shihet në Merseyside përpara nënshkrimit të kontratës me Liverpoolin

Tashmë janë shfaqur disa foto në rrjetet sociale, ku shihet mesfushori Ëataru Endo në Merseyside përpara se të mbyll marrëveshjen e tij me Liverpoolin.

Mesfushori i Stuttgartit është fotografuar në Pall Mall në Newton Le Willows, ku ai ka kryer testet mjekësore.

Sipas Fabrizio Romano, mesfushori japonez do të nënshkruajë së shpejti kontratën e tij me Liverpool.

Liverpool do të përfundojë nënshkrimin e Endo në më pak se 24 orë pasi u shfaq lajmi për interesimin e tyre për 30-vjeçarin.

Reds dështuan të nënshkruanin me Moises Caicedo, i cili kaloi te Chelsea.

Lexo po ashtu Liverpooli planifikon dy blerje të tjera në mesfushë pas Wataru Endos

Jurgen Klopp kërkonte edhe një mesfushor dhe Bundesliga ishte vendi ku ai e gjeti. /Telegrafi/