Site icon Telegrafi

Wataru Endo pritet të jetë transferimi i ri i Liverpoolit

Liverpooli thuhet se ka bërë një ofertë për mesfushorin e Stuttgartit, Wataru Endo, i cili veçse ka pranuar transferimin te klubi anglez.

Jurgen Klopp ka nevojë të madhe për përforcime në mesfushë pas një sërë largimesh në qendër të fushës.

Lëvizja e Fabinhos në Superligën Saudite i ka lënë Reds pa formë dhe pa numër 6, kështu që ka lënë menaxherin të përpiqet për alternativa në tregun e transferimeve.

Pasi dështuan në transferimin e Moises Caicedo nga Brighton dhe Romeo Lavia nga Southampton, Liverpooli ka kthyer vëmendjen diku tjetër.

Lexo po ashtu Jo vetëm Caicedon, Chelsea po ia rrëmben nga duart Liverpoolit edhe Lavian

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Klopp e ka kthyer vëmendjen te mesfushori 30-vjeçar, Endo, për të ndihmuar në zgjidhjen e enigmës së tij në mesfushë.

“Liverpooli dorëzon ofertën zyrtare për të nënshkruar me mesfushorin japonez Wataru Endo me marrëveshje të përhershme”.

“Negociatat në vazhdim me Stuttgartin – lojtari e dëshiron lëvizjen pasi është mundësia më e madhe e karrierës së tij”.

“Lëvizje befasuese nga drejtori i Liverpoolit, Schmadtke”, ka shkruar Romano.

Transferimi i japonezit thuhet se do t’i kushtojë 18 milionë euro Reds, ndërsa testet mjekësore mund të përfundojnë sot (e enjte). /Telegrafi/

Exit mobile version