Ndeshja mes Real Madridit dhe Celta Vigos më në fund ka prodhuar gola.
I pari ishte nga vendasit, ishte Daniel Wass, i cili me një parabolë të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë befasoi Keylor Navasin, dhe yjet tjerë të Los Blancos.
Tre minuta më vonë Gareth Bale e barazoi rezultatin në 1-1, kjo pas asistimit nga Toni Kroos.
Ndërsa në minutën e 37-të anësori shënoi edhe të dytin. /Telegrafi/