Site icon Telegrafi

Washingtoni tërheq personelin diplomatik nga Venezuela

SHBA-ja do të tërheqë të gjithë personelin diplomatik, ende i pranishëm në ambasadën në Karakas, për shkak të përshkallëzimit të krizës në Venezuelë, njoftoi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

‘’Ky vendim evidenton përshkallëzimin e situatës në Venezuelë si dhe gjendjen aktuale sipas së cilit prania e personelit diplomatik në ambasadën amerikane është bërë pengesë për politikën e SHBA-së’’, shkruante në një postim në Twitter Pompeo.

Më 23 janar, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, e cila njeh opozitarin Juan Guaido si president të përkohshëm të vendit, dhe urdhëroi largimin e të gjithë diplomatëve.

Më 24 janar, Departamenti i Shtetit tërhoqi ndërkohë të gjithë personelin amerikan jo kryesor dhe familjet e diplomatëve, dhe këshilloi të gjithë shtetasit amerikanë në Venezuelë të largohen nga vendi.

Exit mobile version