Site icon Telegrafi

Washingtoni kërkon sanksione shtesë ndaj Koresë së Veriut

SHBA-të kërkuan sot nga OKB miratimin e një rezolutë të re për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, të cilat duhet të miratohen më 11 shtator.

Gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit, ku u kërkesa e SHBA-ve, Pekini dhe Moska kërkuan dialog për krizën në ishullin korean.

Franca dhe Britania e Madhe, anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit, përfshirë dhe Japoninë, anëtare jo e përhershme, konfirmuan gjithashtu se mbështesin sanksionet e reja, pas provës së gjashtë bërthamore koreano-veriore.

“Ne do të shohim se çfarë ka në projektrezolutë”, deklaroi pas takimit ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, duke shtuar se sanksionet nuk do të ndihmonin në gjetjen e një zgjidhjeje.

Qëndrimi i Kinës për sanksione të tjera nuk dihet ende. Pekini, mbështetësi i parë i Phenianit, është një aktor kyç në problematikën koreano-veriore.

Exit mobile version