Site icon Telegrafi

‘The Washington Post’: Zaev dha dorëheqje pas dëshpërimit nga mosnisja e bisedimeve me Bashkimin Evropian

Siç shkruan ‘The Washington Post’, ish-kryeministri Zaev sot dha dorëheqje dhe hapi mundësi që kabineti i ri të organizojë zgjedhjet kuvendare.

Siç njoftojnë nga AIM nga Washingtoni, gazeta shkruan se deputetët e Maqedonisë e pranuan dorëheqjen pa debat para se të votojnë për Qeverinë e re teknike e cila do t’i organizojë zgjedhjet më 12 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zaev kërkoi zgjedhje të parakohshme kuvendare duke shprehur kështu dëshpërim dhe zemërim pas vendimit të BE-së që të mos nisen bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan gazeta.

Në gazetë theksohet se sipas marrëveshjes së partive kryesore politike në vend, ministri aktual i MPB-së, Iliver Spasovski është emëruar për kryeministër në qeverinë e përkohshme.

“Partia socialdemokrate e Zaevit fitoi pushtetin në vitin 2017. Gjatë kësaj kohe, Qeveria e tij e zgjodhi kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin. Që kur Athina dhe Shkupi nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, emri zyrtar i shteti është Maqedonia e Veriut dhe vendi nuk nisi bisedimet me BE-në’. Franca, e përkrahur nga Hollanda dhe Danimarka, bllokoi hyrjen e vendeve të reja në BE, duke kërkuar reforma në procedurën e anëtarësimit”, shkruan ‘The Washington Post’./Telegrafi/

Lexo po ashtu Kuvendi i Maqedonisë votoi Qeverinë e re teknike
Exit mobile version