Site icon Telegrafi

Nuk ka rrezik në Washington: Ishte alarm i rremë për bombë (Video)

(E plotësuar) Policia në Washington ka njoftuar se alarmi për bombë në stacionin hekurudhor Union në Washington ishte i rremë.

Është kthyer normaliteti dhe pasagjerët e evakuuar kanë filluar të kthehen në stacion për të vazhduar udhëtimet e tyre.


Policia ka evakuuar të gjithë njerëzit që gjendeshin në terminalet e stacionit hekurudhor Union në Washington, pas paralajmërimit për një bombë.

“Kemi marrë kërcënime se në atë vend është vendosur bombë”, ka thënë një polic për Reuters.

Stacioni Uunion ndodhet afër ndërtesës së Capitol Hill. /Telegrafi/

Exit mobile version