Golden State Warriors janë rikthyer te fitorja në NBA pas tre humbjeve të njëpasnjëshme.
Kampioni në fuqi i NBA-së ka arritur fitore në udhëtim te San Antonio Spurs në një ndeshje spektakolare me 31 pikë diferencë 113:144.
Nga çereku i parë mysafirët krijuan epërsi të cilën e ruajtën deri në fund, derisa epërsia më e lartë ishte deri në 39 pikë.
Jordan Poole ka qenë më efikasi në këtë takim për Warriors me 25 pikë, tre kërcime e gjashtë asistime, derisa me 22 pikë kontribuoi DiVincenzo.
Përveç dyshes Poole – DiVincenzo, edhe gjashtë basketbollistë të tjerë shënuan pikë dyshifrore në këtë sfidë.
Klay Thompson dhe Andrew Wiggins shënuan nga 16 pikë, derisa Stephen Curry realizoi 15 të tjera në 23 minuta lojë.
Qendra Looney dha kontribut me 14 pikë e 10 kërcime, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën sfidën edhe Lamb (13) dhe Moody me 12 të tjera.
Tre Jones ishte basketbollisti më efikas te vendasit me 21 pikë e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/