Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors ka shënuar fitore e katërt kundër San Antonio Spurs me rezultat 99-91.
Me këtë rast skuadra e “Luftëtarëve” ka siguruar një biletë për një çerekfinale të “Play Off” të Konferencës Perëndimore.
Vetëm çereku i fundit u takoi bardhezinjve të Texasit ndërsa Warriors me lojë të sigurt në fazën e mbrojtjes dhe efikasitet të lartë në sulm, triumfuan në këtë takim.
Basketbollistët më efikas te Golden State ishte Kevin Durant me 25 pikë ndërsa një pak e shtoi Klay Thompson. Theksojmë se Stephen Curry për shkak të një lëndimi të pësuar javë më parë, mungoi në këtë ndeshje.
Te Spursat më i miri ishte LaMarcus Aldridge me “double-double”, ku pati 30 pikë dhe 12 kërcime.
Pas kësaj, Warriors në çerekfinale do të takohen me New Orleans Pelicans që eliminua Portland Trail Blazers.
Në anën tjetër, Phialadelphia 76ers janë në çerekfinale pasi që kanë eliminuar skuadrën e Miami Heat (4-1) pas triumfit me rezultat 104-91.
Edhe Boston Celtics është një hap pranë sigurimit të një bilete për në fazën e mëtejme të “Play Off” pas triumfit të sotëm kundër Milwaukee Bucks me rezultat 92-87. /Telegrafi/