Telegrafi

Warren: Peja e fortë, por jemi të gatshëm për fitore

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Andrew Warren ka pohuar se do të jetë një përballje e fortë me Pejën, por që janë të gatshëm për fitore.

Peja është duke avancuar në serinë finale 2-1 dhe i duhet edhe një fitore për të fituar titullin kampion. Përballja e sotme luhet në Prishtinë.

“Ne kemi ekip të mirë, tashmë e kemi dëshmuar një gjë të tillë. Megjithatë edhe kundërshtari është shumë i fortë, sidomos para publikut të vet. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, ne do të përpiqemi të fitojmë pavarësisht të gjitha fakteve që flasin në anën e Pejës”, ka thënë Warren.

Peja është duke kërkuar titullin e dytë të kampionit në katër vitet e fundit, ndërsa prishtinasit kërkojnë ta mbrojnë titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar. /Telegrafi/