Wanda Nara është një prej femrave më të përfolura në botën e futbollit për shkak të lidhjes së saj me futbollistin argjentinas, Mauro Icardi.
32-vjeçarja arrin të marrë vëmendjen e opinionit lidhur me deklaratat e saj për futboll, pasi që është edhe agjente e bashkëshortit të saj.
Njëherësh, e kaluara e saj (martesa me Maxi Lopez dhe braktisja e tij për shokun, Icardi) bën që faqet rozë të interesohen vazhdimisht për jetën e saj private.
Për më shumë, ajo kujdeset që jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes edhe përmes fotografive që i publikon në rrjetet sociale.
Së fundmi, biondja ka realizuar një set fotografik, në të cilin shfaqet e zhveshur përkrah burrit të saj, Mauro Icardi. /Telegrafi/