Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka reaguar ndaj deklaratave të Luciano Spallettit lidhur me situatën e bashkëshortit të saj te Interi.
Trajneri i Nerazzurrëve, mes tjerash, deklaroi se argjentinasi nuk do të luajë nëse vazhdon me sjelljet e njëjta dhe se nuk ka nevojë të negociohet me ndërmjetësues për ta veshur fanellën e skuadrës.
“Mauro është i gatshëm dhe gjithçka varet nga trajneri”, ka deklaruar Wanda për emisionin Tiki Taka.
“A do t’i bënte Mauro të njëjtat zgjedhje nëse kthehet? Varet se cilat zgjedhje… Nuk e di. Varet se si e shikoni situatën”.
“Mauro nuk ka folur akoma: ai vetëm pret që të luajë dhe po përgatitet për këtë. Fjalët e tij (të Spallettit) nuk janë një hap prapa. Mauro është mësuar të dëgjojë shumë gjëra për të, por pastaj përqendrohet tek ajo që duhet bërë për t’i ndihmuar Interit në fushë”, ka shtuar bashkëshortja e argjentinasit.
Ajo ka shtuar se heshtja e sulmuesit në media nuk duhet të kuptohet si përfundim i marrëdhënieve të tij me klubin. /Telegrafi/