Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardi ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e lojtarit te Interi.
Wanda Nara thotë se kapiteni i zikaltërve mund të detyrohet të largohet prej skuadrës italiane nëse dëshiron të fitojë çmime personale.
“Ai ndjehet shumë në ngjyrat fanellës së Interit. Nëse vjen dita kur ëndërron një çmim, ndoshta do të jetë koha për të ndryshuar skuadrën. Kjo do të jetë për Topin e Artë pasi asnjë lojtar i Interit nuk e fiton”.
“Ai nuk po mendon për Topin e Artë, do ta them menjëherë. Por, nuk ka njeri që nuk e thotë se për ta fituar Topin e Artë duhet të shkojë në Spanjë”, shtoi ajo.
Theksojmë se në dekadën e fundit lojtarët e klubeve spanjolle kanë fituar këtë trofe të çmueshëm.
Kujtojmë se një të tillë e ka fituar së fundi mesfushori i Real Madridit, Luka Modric gjersa pesë sosh ish-lojtari i madrilenëve, Cristiano Ronaldo si dhe po aq edhe Lionel Messi i Barcelonës.
Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka pasur 170 paraqitje në të gjitha garat deri sa ka shënuar 108 gola. /Telegrafi/