Telegrafi

Wanda nuk nxitohet për një rinovim të kontratës së Icardit me Interit

Mauro Icardi dhe Wanda Nara në Giuseppe Meazza (Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda, ka thënë se nuk ka nevojë të nxitohet për një rinovim të kontratës së sulmuesit argjentinas me Interin.

25-vjeçari ka një kontratë prej 110 milionë euro, por e vlefshme vetëm për klubet e huaja në dy javët e para të korrikut.

“Ai ka edhe tre vite në kontratën e tij, ende nuk ka ndonjë gjë për rinovim:, ka thënë Wanda Icardi për Tiki Taka.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë e lumtur, gjithmonë kam qenë shumë e qetë”.

“Gola te Icardit në LK? Shumë të rëndësishëm. Si për atë, Cristiano Ronaldon apo çdo lojtar tjetër, është gara më e mashe jashtë përfaqësueseve”, ka shtuar Wanda.

Lexo po ashtu Icardi barazon Vierin me gola te Interi në Serie A

Aktualisht Icardi ka pesë gola në këtë fillim sezoni në tetë paraqite në të gjitha garat.

Tre gola i ka shënuar në Serie A dhe dy tjerë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/