Wanda Nara ishte e lumtur pasi bashkëshorti i saj Mauro Icardi shënoi golin e fituesit kundër Manchester United.
Djajtë e Kuq humbën 3-2 nga Galatasaray në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë), ndërsa fillimi i tyre i tmerrshëm i sezonit vazhdoi.
Icardi shënoi golin e fitores në ndeshje me një goditje të zgjuar ndaj portierit Andre Onana.
Dhe gruaja e tij, Wanda e ka filmuar golin duke e postuar në faqen e saj në Instagram, ku mburret me 16.8 milionë ndjekës.
Bukuroshja 36-vjeçare e vendosi klipin në internet krahas emoji me zjarr dhe melodinë e Champions League.
Wanda është quajtur më parë “Partnerja më i diskutueshëm e një futbollisti në botë”.
Ajo ka pasur një lidhje të vazhdueshme me Icardin ndër vite, duke lënë fillimisht martesën e saj me futbollistin Maxi Lopez për të.
Kjo bëri që të dy të mos shtrëngonin duart para një ndeshjeje në 2014.
Wanda ka qenë gjithashtu agjente e Icardit, por ajo u shkarkua për pak kohë pas një mosmarrëveshjeje për para.
Mes grindjeve të tjera, modelja publikoi imazhe duke u puthur me reperi L-Gante, në një videoklip të këtij të fundit.
Që atëherë ata janë kthyer sërish bashkë dhe kanë pushuar në një jaht këtë verë.
Wanda dhe pesë fëmijët e saj janë rregullisht në tribuna në ndeshjet në shtëpi të Galatasaray. /Telegrafi/