Telegrafi

Wanda Nara tregon arsyen e ndarjes nga Mauro Icardi, thotë se nuk e ka tradhtuar asnjëherë

Foto: Getty Images

Ndarja e bukuroshes Wanda Nara nga futbollisti Mauro Icardi bëri bujë të madhe në media.

Modelja e famshme ishte protagonistja e kësaj fundjave televizive italiane.

Të shtunën e 5 nëntorit ajo ishte kërcimtare për një natë në “Dancing With the Stars” në Rai 1 dhe më pas ishte e ftuar në “Verissimo”, në Canale 5, ku i tha Silvia Toffanit se përse u nda nga Mauro Icardi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kemi 5 fëmijë bashkë dhe ai është shumë i pranishëm me djemtë. Unë jam një grua e modës së vjetër dhe kujdesem për familjen, për të cilën kam lënë karrierën dhe punën”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Icardi e shkarkon Wandan nga posti i menaxheres, pasi i kërkoi një milion euro për kalimin në Turqi

Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij, por kur nisëm të grindemi, nuk kishte më qetësi në shtëpi dhe mendova për qetësinë e fëmijëve, ndaj thashë ‘mjaft’.

Ajo tregon se nuk e ka tradhtuar kurrë Icardin dhe mohon thashethemet e supozuara që flasin për flirtimet me reperin 22-vjeçar L-Gante.

“Nuk ka asgjë mes nesh, ai është një shok pune. Më thirrën për një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive”.

Në fund, biondja e mbyll rrëfimin duke thënë disa fjalë për ish-partnerin: “E dua akoma dhe do të jem gjithmonë pranë tij. Tani për tani jetoj në Turqi për hir të fëmijëve”.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Instagram)

“Ne jetojmë në të njëjtën ndërtesë, por në apartamente të ndryshme, kështu që Mauro dhe djemtë mund të takohen kur të duan”. /Telegrafi/

Mauro Icardi dhe Wanda Nara (Foto: Instagram)