Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë qenë kryetemë e mediave këto ditë pas tradhtisë së pretenduar të futbollistit argjentinas me aktoren dhe modelen, China Suarez.
Biondja e famshme, e cila është edhe agjentja e sulmuesit të Paris Saint-Germainit nuk i kishte pritur aspak mirë spekulimet për tradhtinë e bashkëshortit të saj, saqë çifti qëndroi i ndarë për disa ditë dhe flitej për shkurorëzim.
Megjithatë, ata janë rikthyer bashkë dhe këtë e kanë konfirmuar përmes publikimit të imazheve të përbashkëta në rrjetet sociale.
Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në Instagram, nga Wanda është kërkuar që të tregojë nëse ka tradhtuar ndonjë partner në të kaluarën.
“Të jem e sinqertë, një herë”, ka qenë përgjigja e 34-vjeçares, e cila ka theksuar se vështirësia më e madhe e të qenit gruaja e një futbollisti janë komentet e shumta negative.
Kujtojmë që martesa e mëparshme e Naras me Maxi Lopez përfundoi me shkurorëzim në vitin 2013, kurse një vit më pas, ajo u martua me Icardin.
Maxi e kishte akuzuar për tradhti gjatë martesës së tyre, megjithatë Wanda nuk e ka specifikuar se cilin nga partnerët e ka tradhtuar. /Telegrafi/