Ndarja e futbollistit Mauro Icardi dhe modeles së famshme Wanda Nara vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Raportimet e fundit pretendojnë se lojtari tashmë po përpiqet të rifitojë influencueses.
Ndërkohë Wanda Nara po vazhdon jetën e saj të ngarkuar si në televizion ashtu edhe në rrjete sociale.
Modelja edhe së fundmi ka mahnitur ndjekësit në llogarinë personale në Instagram me postimin e saj të fundit.
Fotoja e fundit e Wanda në profilin e saj është bërë virale shumë shpejt, pasi ajo mori mijëra pëlqime dhe komente në pak orë teksa ajo mirëpriste fillimin e vjeshtës.
35-vjeçarja ka pozuar pranë një makinë të policisë e veshur me bikini një-pjesëshe me ngjyrë të zezë dhe xhaketë sipër.
Theksojmë që Nara përveçse është një influencuese dhe modele, është edhe një sipërmarrëse.
“Wanda Swin” është linja e rrobave të banjës që argjentinasja lansoi më 1 janar.
Në faqen e internetit të markës ka pesë modele të ndryshme të bikineve të emërtuara sipas grave në familje: Bikini Zaira, Bikini Isabella, Bikini Francesca, Enteriza Nara dhe Enteriza Mali. /Telegrafi/