Telegrafi

Wanda Nara në pritje të fëmijës së tretë me Mauro Icardin?

Modelja dhe aktorja nga Argjentina, Wanda Nara, ka ndezur thashethemet për një shtatzëni të mundshme me njërin nga postimet që ka publikuar në rrjete sociale.

35-vjeçarja la miliona fansa të dyshojnë se ajo dhe bashkëshorti i saj, ylli i PSG-së, Mauro Icardi, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Biondja ndau foto përkrah dy vajzave të saj, Francesca Icardi dhe Isabella Icardi, nga dalja e tyre nëpër rrugët e Parisit.

“E premte”, shkroi ajo bashkangjitur imazheve me një ‘emoji’ që e përshkruan familjen.

Lexo po ashtu Skandali i Mauro Icardit me China Suarez - aktorja thuhet se i bëri magji futbollistit për ta joshur e tradhtuar me Wanda Naran

Në një nga fotot, Francesca mbante një fëmijë lodër që tërhoqi vëmendjen e motrës së vogël të Wandas, Zaira Nara.

Duke komentuar postimin, Zaira tha: “Oh, mendova se kishte ardhur një fëmijë i gjashtë”.

Ky koment ndezi aludimet se Wanda ishte në pritje të fëmijës së tretë me Icardin.

Nara dhe sulmuesi argjentinas patën një grindje publike vitin e kaluar me akuzat se futbollisti po e tradhtonte, megjithëse tani i kanë rregulluar gjërat. Mauro u raportua se kishte tradhtuar bashkëshorten me aktoren argjentinase, China Suarez.

Për ata që nuk e dinë, Wanda ka edhe tre djem me ish-bashkëshortin e saj, Maxi Lopez. /Telegrafi/