Modelja dhe aktorja nga Argjentina, Wanda Nara, ka ndezur thashethemet për një shtatzëni të mundshme me njërin nga postimet që ka publikuar në rrjete sociale.
35-vjeçarja la miliona fansa të dyshojnë se ajo dhe bashkëshorti i saj, ylli i PSG-së, Mauro Icardi, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
Biondja ndau foto përkrah dy vajzave të saj, Francesca Icardi dhe Isabella Icardi, nga dalja e tyre nëpër rrugët e Parisit.
“E premte”, shkroi ajo bashkangjitur imazheve me një ‘emoji’ që e përshkruan familjen.
Në një nga fotot, Francesca mbante një fëmijë lodër që tërhoqi vëmendjen e motrës së vogël të Wandas, Zaira Nara.
Duke komentuar postimin, Zaira tha: “Oh, mendova se kishte ardhur një fëmijë i gjashtë”.
Ky koment ndezi aludimet se Wanda ishte në pritje të fëmijës së tretë me Icardin.
Nara dhe sulmuesi argjentinas patën një grindje publike vitin e kaluar me akuzat se futbollisti po e tradhtonte, megjithëse tani i kanë rregulluar gjërat. Mauro u raportua se kishte tradhtuar bashkëshorten me aktoren argjentinase, China Suarez.
Për ata që nuk e dinë, Wanda ka edhe tre djem me ish-bashkëshortin e saj, Maxi Lopez. /Telegrafi/