Telegrafi

Wanda Nara konfirmon romancën e re, fotografohet duke u puthur me reperin L-Gante

Disa orë pasi Wanda Nara u largua nga Argjentina për t’u ribashkuar me fëmijët e saj në Turqi dhe për të përfunduar ndarjen e saj me Mauro Icardi, një foto që konfirmonte romancën e saj me L-Gante u bë virale.

Dyshja u panë duke shkëmbyer puthej në një rrugicë në Quilmes të Argjentinës, shkruan Marca.

Edhe pse biondja donte të kalonte pa u vënë re, e veshur me xhaketë me kapuç, disa persona të pranishëm morën me celular nga këndvështrime të ndryshme dhe në një nga fotot ata shihen qartë në momente intime.

Foto: Getty

Më pas ata thuhet se janë parë në një restorant ku kanë ngrënë mëngjes, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë.

Gjatë kohës së tyre në Buenos Aires, Wanda dhe Elian Angel Valenzuela (emri i vërtetë) ishin të pandashëm.

Foto: Screeshot

Fillimisht u duk se ishte një lëvizje shtypi pasi biznesmenja zgjodhi këngëtaren për të luajtur në një fushatë për markën e saj të veshjeve sportive. Po, që atëherë, ata kanë ndarë disa netë jashtë, kanë shkëmbyer makinat e tyre.

Duhet theksuar se mes dy të famshmëve ka një diferencë të konsiderueshme moshe, pasi Wanda Nara është 35 vjeçe ndërsa reperi i njohur 22 vjeç.

Foto: Getty

Kujtojmë që Wanda pak kohë më parë u nda nga futbollisti, Mauro Icardi me të cilin ka dy fëmijë, ajo ndërkohë ka edhe tre të tjerë me futbollistin Maxi Lopez. /Telegrafi/