Gruaja dhe agjentija e Mauro Icardit, Wanda, ka folur për disa gjëra rreth sulmuesit të Interit.
Ajo tha se nuk e ka telefonuar kurrë klubin që t’i detyrojë për rinovimin kontratës.
“Kur shoqëria me telefonoi, u takuam për t’u njohur më mirë dhe për të folur për disa gjëra të tjera”.
“Do të doja që Mauro të mbështetej më shumë nga klubi, sepse ndonjëherë të këqijat po vijnë nga brenda”.
“Interi është prioritet, por unë kurrë nuk e kam telefonuar klubin. Nuk kemi pse të ngutemi pasi kemi edhe dy vite e gjysmë në kontratë”.
Ajo u pyet edhe për mungesën e golave të Icardit, por që tha se nuk është shërbyer aq shumë kohëve të fundit.
“Mungesa e golave? Nuk mund të flas për këtë, Mauro gjithmonë ka shënuar”.
“Në Parma Lautaro shënoi edhe për meritë të një lëvizjeje të zgjuar të Icardit, që duhet pranuar është shërbyer pak në këtë periudhë”.
“Ndoshta Spalletti duhet ta aktivizonte më herët Lautaron. Trajneri mund të përfitojë që ata janë miq dhe nuk kanë rivalitet”, deklaroi gruaja dhe agjentja e kapitenit të Interit. /Telegrafi/