Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka pohuar se sulmuesi argjentinas do të mbetet lojtar i Interit edhe në sezonin e ardhshëm.
Sezoni i Interit është dëmtuar nga çështjet jashtë fushe mes klubit, Icardit dhe Wandas, por sulmuesi është rikthyer pas rreth dy muajve me ekipin edhe pas humbjes së shiritit të kapitenit.
Dashuria e yllit argjentinas për Nerazzurrët është e madhe dhe përkundër shumë spekulimeve për një largim, Wanda ka thënë se Icardi do të mbetet edhe në sezonin e ri lojtar i Interit.
“Ne do të vazhdojmë të jemi këtu edhe në sezonin e ardhshëm”, ka thënë fillimisht Wanda për Verissimo.
“Mauro po vazhdon të shënoj dhe tani është më i qetë”.
“Ai i përqafon të gjithë, sepse gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me të gjithë bashkëlojtarët”, përfundoi gruaja e argjentinasit. /Telegrafi/