Wanda Nara ka thënë se Mauro Icardi nuk beson që karriera e tij ka përfunduar te Interi, derisa i ka refuzuar klubet që askush nuk do t’i refuzonte.
Sulmuesi argjentinas ishte pritur që të largohej në këtë verë nga Giuseppe Meazza, mirëpo siç duket situata ka ndryshuar.
Juventus, Monaco dhe Napoli, ishin që të gjithë në garë për Icardin, mirëpo agjentja dhe bashkëshortja e argjentinasit ka thënë se lojtari do të qëndrojë te Nerazzurët.
“Ne kemi shumë miq në Napol. Është e vërtetë, ai u ka thënë jo destinacioneve të tjera për të qëndruar edhe më tej te Interi”, ka thënë ajo për Mediaset.
“Të gjithë e kanë ditur zgjedhjen e tij qysh nga fillimi i kësaj vere dhe kjo ka përfunduar për të gjithë skuadrat që e duan atë”, ka shtuar më tej Nara.
Nga ana tjetër, Antonio Conte ka thënë se Icardi nuk shkakton turbulenca në skuadër dhe se janë mirë me të. /Telegrafi/