Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka nisur procedurë gjyqësorë kundër motrës së futbollistit argjentinas, Ivana.
Bashkëshortja dhe motra e sulmuesit të Interit kanë vazhduar me armiqësinë e tyre që nga muaji shkurt, ndërsa gjithçka eskaloi me paraqitjen e Ivanas në ‘Grande Fratello VIP’ (versioni italian i ‘Big Brother’).
Në një postim në rrjetet sociale, Wanda ka njoftuar se ka ngritur padi kundër motrës së burrit të saj për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.
Ekipi i avokatëve të Naras është duke i analizuar të gjitha komentet e Ivanas lidhur me gruan e futbollistit, në mënyrë që padia të shoqërohet me sa më shumë dëshmi.
Ajo e ka paralajmëruar Ivana Icardin që të mos e përdorë emrin dhe imazhin e familjes së Wandas për famë personale, tërheqje të vëmendjes së mediave dhe për të përfituar financiarisht. /Telegrafi/