Telegrafi

Wanda Nara e lumtur me rikthimin e Icardit në skuadrën e Interit

Foto: Getty Images/Guliver

Duket se problemet mes Interit dhe Mauro Icardit i përkasin të kaluarës, lojtari është kthyer të luajë për skuadrën zikaltër.

Argjentinasi shënoi ndaj Genoas dhe bëri një paraqitje të mirë ndaj Atalantas dhe për këtë është e lumtur edhe gruaja e agjentja e lojtarit, Wanda Nara.

“Atalanta është e fortë dhe mendoj se kanë luajtur mirë. Ishte një rezultat i mirë për të dy skuadrat”.

Lexo po ashtu Wanda reagon ndaj deklaratave të Spallettit: Icardi është mësuar të dëgjojë duke u thënë shumë gjëra për të

“Si familje kemi qenë të lumtur të shikojmë Mauro të bëjë atë që i pëlqen më shumë. Pastaj është kthyer në Genona dhe ka bërë një gol, mendoj se ishte një nga ndeshjet e tij më të mira”, ka thënë Wanda Nara për Tiki Taka.

Aktualisht skuadra nga Milano renditet në vendin e tretë me 57 pikë, pesë më shumë se Milani. /Telegrafi/