Duket se problemet mes Interit dhe Mauro Icardit i përkasin të kaluarës, lojtari është kthyer të luajë për skuadrën zikaltër.
Argjentinasi shënoi ndaj Genoas dhe bëri një paraqitje të mirë ndaj Atalantas dhe për këtë është e lumtur edhe gruaja e agjentja e lojtarit, Wanda Nara.
“Atalanta është e fortë dhe mendoj se kanë luajtur mirë. Ishte një rezultat i mirë për të dy skuadrat”.
“Si familje kemi qenë të lumtur të shikojmë Mauro të bëjë atë që i pëlqen më shumë. Pastaj është kthyer në Genona dhe ka bërë një gol, mendoj se ishte një nga ndeshjet e tij më të mira”, ka thënë Wanda Nara për Tiki Taka.
Aktualisht skuadra nga Milano renditet në vendin e tretë me 57 pikë, pesë më shumë se Milani. /Telegrafi/