Telegrafi

Wanda Nara e çon vet në stërvitje Icardin, burimet pranë çiftit zbulojnë kërkesat e tyre ndaj njëri-tjetrit pas rikthimit

Foto: Mauro Icardi/Instagram

Telenovela e Mauro Icardi dhe Wanda Nara vazhdon të zhurmojë, me faqe të reja në histori që shkruhen çdo ditë me kapitullin e fundit që janë kërkesat e lojtarit ndaj gruas së tij pas kthimit në stërvitjen e Paris Saint-Germain.

Edhe pse vetë lojtari vazhdon të tregojë shenja të një pajtimi të mundshëm, Wanda ka qenë pak më e rezervuar në zbulimin se është arritur një armëpushim, shkruan Marca.

Icardi është rikthyer në stërvitje me PSG-në pasi ka munguar dy ditë pune dhe në ndeshjen kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.

Foto: Mauro Icardi/Instagram

Los Angeles de La Manana ka raportuar se vetë Wanda e çoi Icardin në stërvitjen e PSG-së, megjithëse mbetet e panjohur nëse sulmuesi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Marsejës.

“Ata kanë filluar të flasin”, tha Yanina Latorre në emision. “Ajo e solli atë në stërvitje sot, por ai i dha kushtet në të cilat do të kthehej në punë”, theksoi tutje.

Foto: Mauro Icardi/Instagram

“Ajo dëshiron që të dy të fshijnë llogaritë e tyre në Instagram, por të postojë një fotografi të çiftit dhe familjes përpara se ta bëjë këtë. Në këmbim, ai duhet t’i premtojë asaj besnikëri të përjetshme”, shtoi ai.

“Wanda nuk dëshiron të punojë më si influencuese dhe ai nuk dëshiron që ajo të udhëtojë vetëm në aeroplan privat”, shtoi burimi.

Wanda është gjithashtu agjente e Icardit dhe motra e saj, Zaira, ka thënë se gruaja e lojtarit është e indinjuar me kërkesat e tij. /Telegrafi/

Foto: Mauro Icardi/Instagram