Telegrafi

Wanda Nara dhe Mauro Icardi rikthehen sërish bashkë

Foto: Screenshot/Instagram

Ata janë një nga çiftet që kanë bërë bujë të madhe në tabloidet ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Fjala është për Mauro Icardin dhe Wanda Naran, të cilët morën gjithë vëmendjen me ndarjen, ribashkimin, deklaratat bombastike e shumëçka tjetër.

Futbollisti i famshëm dhe bukuroshja atraktive së fundmi kanë bërë me dije se janë rikthyer sërish bashkë.

Kështu kanë lënë të kuptohet përmes disa imazheve që kanë hedhur në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.

Lexo po ashtu Wanda Nara thotë se është beqare

Në një fotografi të fundit, agjentja sportive shtoi: “Romani im i preferuar turk”.

Duket se Wanda e ka krahasuar marrëdhënien e tyre me telenovelat turke me një sërë ngjarjesh që kanë rrjedh.

Nara ndan tre fëmijë me ish-partnerin e saj, Maxi Lopez: Valentino, Constantine dhe Benedict.

Ndërkohë me Mauron ka dy fëmijë: Francesca Icardi Nara dhe Isabella Icardi. /Telegrafi/