Telegrafi

Wanda Nara dhe Mauro Icardi nënshkruajnë dokumentet e divorcit?

Foto: Instagram

Duket sikur udhëtimi i Mauro Icardit në Argjentinë dy javë më parë për të biseduar me Wanda Naran nuk dha rezultat, pasi raportimet e fundit sugjerojnë se dokumentet e tyre të divorcit janë nënshkruar.

Marrëdhënia e dyshes së famshme, që ka bërë bujë të madhe prej vitesh, siç shihet është në përfundim.

“Këto janë letrat e divorcit që Wanda nënshkroi më 1 tetor kur Icardi erdhi këtu dhe foli me Ana Rosenfeld për orë të tëra në apartamentin e Nunez”, tha gazetari argjentinas Angel de Brito.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi

“Aq sa duan të flasin për këtë, është nënshkruar nga Wanda. Tani fillon procesi ligjor”.

Lexo po ashtu Pas ndarjes - Icardi e akuzon Wanda Naran se ka qenë toksike dhe se u përpoq t'ia kontrollonte jetën

Icardi nga ana tjetër javë më parë e quajti bionden si ‘toksike’ dhe pretendoi se u përpoq t’ia kontrollonte jetën.

Wanda, e cila u martua me sulmuesin e Galatasaray, Icardi në 2014, konfirmoi ndarjen në shtator.

Futbollisti ka dy fëmijë me Naran: Francesca, shtatëvjeçe dhe Isabella, pesëvjeçe.

Bukuroshja është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë nga marrëdhënia me Maxi Lopez. /Telegrafi/