Site icon Telegrafi

Wanda: Icardi dhe Maxi nuk kanë qenë shokë të mirë, Lopez më ka tradhtuar mua

Wanda Nara ishte e martuar me Maxi Lopezin, bashkëlojtarin e Mauro Icardit, kur e nisi lidhjen me sulmuesin e Interit.

Edhe pse në media vazhdimisht është raportuar se Icardi ia ka marrë gruan mikut të tij, vet protagonistja kryesore në këtë ngjarje tregon se ish-burri e kishte tradhtuar para se ajo të lidhej me Mauron.

“Maxi Lopez? Ai më ka tradhtuar dhe unë u lodha me këtë gjë. Nuk është e vërtetë se Mauro ka qenë shok i ngushtë i Maxit”.

Lexo po ashtu Icardi rrëfen momentin si ia ‘mori’ gruan shokut Maxi Lopez (Foto)

“Ata ishin bashkëlojtarë dhe kishin raporte të mira, por miqtë e tij më të mirë janë në Argjentinë”.

Wanda thotë se Icardi dhe Maxi Lopez nuk ishin aq miq të ngushtë sa është raportuar

“Maxi dhe Mauro janë takuar disa herë dhe ishte gjithçka e qetë. Tregimi, në fakt, ishte më i zhurmshëm nga jashtë se nga brenda”.

“Për shkak të fëmijëve tanë ne do të vazhdojmë të përpiqemi t’i ruajmë raportet tona sa më qetë që është e mundur”, ka thënë Wanda. /Telegrafi/

Exit mobile version