Telegrafi

Wanda: Falë meje, Icardi nga 14 milionë euro – tash kushton 250 milionë euro

Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, thotë se i ka ndihmuar sulmuesit të Interit që ta rriste vlerës nga 14 milionë euro në 250 milionë euro.

Valltarja e dikurshme në vitin e kaluar u bë përfaqësuesja e argjentinasit dhe negocioi me Nerazzurrët për kontratën e re.

Lidhja e tyre nisi kur Wanda ishte e martuar me Maxi Lopez

Në një intervistë për revistën argjentinase Gente, ajo ka folur edhe për fillimin e lidhjes së tyre, kur biondja ishte akoma e martuar me Maxi Lopezin, të cilin Icardi e kishte shok dhe bashkëlojtar te Sampdoria.

Lexo po ashtu Icardi në histori të Interit, vetëm katër lojtarë më të mirë si ai

“Unë jam gruaja e vetme që i ndihmon burrit të fitojë para. Mauro është ngritur nga vlera prej 14 milionë euro në 250 milionë euro”, ka thënë Wanda.

Wanda tash është edhe përfaqësuese e Icardit

Sulmuesi zikaltër vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në fazën ofensive të skuadrës së tij, ku i shënoi katër gola në dy ndeshjet e para.

Njëherësh, Icardi e ka siguruar edhe ftesën nga përfaqësuesja e Argjentinës. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Icardi rrëfen momentin si ia ‘mori’ gruan shokut Maxi Lopez (Foto)