Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, thotë se i ka ndihmuar sulmuesit të Interit që ta rriste vlerës nga 14 milionë euro në 250 milionë euro.
Valltarja e dikurshme në vitin e kaluar u bë përfaqësuesja e argjentinasit dhe negocioi me Nerazzurrët për kontratën e re.
Në një intervistë për revistën argjentinase Gente, ajo ka folur edhe për fillimin e lidhjes së tyre, kur biondja ishte akoma e martuar me Maxi Lopezin, të cilin Icardi e kishte shok dhe bashkëlojtar te Sampdoria.
“Unë jam gruaja e vetme që i ndihmon burrit të fitojë para. Mauro është ngritur nga vlera prej 14 milionë euro në 250 milionë euro”, ka thënë Wanda.
Sulmuesi zikaltër vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në fazën ofensive të skuadrës së tij, ku i shënoi katër gola në dy ndeshjet e para.
Njëherësh, Icardi e ka siguruar edhe ftesën nga përfaqësuesja e Argjentinës. /Telegrafi/