Telegrafi

Wanda e përsërit: Mauro nuk largohet

Wanda Icardi ka thënë se burri i saj Mauro nuk do të larohet nga Interi edhe përkundër insistimit të tifozëve ultras të klubit. 

Klubi lëshoi një deklaratë për media ku konfirmoi se kapiteni do të qëndrojë në rolin e tij.

“A do të larohet Icardi? Absolutisht jo,” ka thënë Wanda kur është pyetur or të ardhmen e burrit.

“Ai sapo ka rinovuar kontratën për pesë vitet e ardhshme dhe ka një klauzolë largimi për 110 milionë euro”.

“Ka pasur shumë oferta nga klubet e tjera, por Interi ishte shumë i interesuar që ta mbajë Muaron. Ai ka punuar gjithmonë shumë që të qëndrojë në këtë klub”, ka thënë gruaja e Icardit.

Lojtari është në ‘luftë’ me ultrasit pasi këta të fundit nuk i kanë pëlqyer disa fjalë në librin e lojtarin. /Telegrafi/