Site icon Telegrafi

Wan-Bissaka për teste mjekësore te Manchester Unitedi

Aaron Wan-Bissaka (Foto: Getty Images/Guliver/

Mbrojtësi i Crystal Palaces, Aaron Wan-Bissaka, shumë shpejtë pritet të bëhet transferimi i dytë i Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, pas Daniel James.

Mbrojtësi anglez do t’i kompletojë testet mjekësore te Djajtë e Kuq në këtë javë për 61 milionë euro nga rivalët e Ligës Premier.

Goal.com konfirmon se mbrojtësi i djathtë pritet që të arrijë në Carrigton për t’i kompletuar testet mjekësore, derisa është duke luajtur me grupmoshat U-21 të Anglisë.

Aaron Wan-Bissaka (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Wan-Bissaka është monitoruar për disa muaj rresht nga zyrtarët e Djajve të Kuq, derisa trajneri norvegjez dëshiron të ndërtojë një skuadër të re në Old Trafford.

Lexo po ashtu Manchester United gjen akordin me Crystal Palace për Wan Bissakan – anglezi bëhet mbrojtësi anësor më i shtrenjtë në histori

21-vjeçari ka arritur të kapë interesimin e Manchester United, pas paraqitjeve fantastike që i zhvilloi në sezonin që lamë pas te ‘Eagles’.

Mbrojtësi i djathtë bëri 46 paraqitje për Crystal Palacen, ndërsa është pajtuar që të transferohet në Old Trafford në këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/

Exit mobile version