Site icon Telegrafi

Wan-Bissak që e kërkon Manchester United, shënon auto-gol qesharak

Aaron Wan-Bissaka i ka lënë një shije të hidhur mbrëmë Manchester Unitedit, pasi i dhuroi fitoren Francës në grupmoshat U-21 me Anglinë.

Mbrojtësi i djathtë i Crystal Palaces, që po kërkohet në këtë verë nga Djajtë e Kuq, kishte një mundësi që ta largonte topin në minutat e fundit të përballjes, mirëpo e futi në portën e tij.

Gafa e tij bëri që Franca U-21 ta fitojë sfidën ndaj Anglisë 2-1, e që pas ndeshjes ka marrë shumë kritika.

Tifozët e Manchester United kanë shkruar në Twitter se ai nuk e meriton shumën prej 50 milionë euro, pasi mbrëmë u tregua një ‘amater’.

Lexo po ashtu Unitedi avancon bisedimet për mbrojtësin Wan-Bissaka

“Wan Bissaka nuk i meriton 50 milionë euro”, ka shkruar një tifoz i Djajve të Kuq. “Wan Bissaka po tenton ta ulë çmimin e tij, për të kaluar te Manchester United”, ka shkruar një tjetër.

Mbrojtësi anglez me shumë gjasë pritet të kalojë në Old Trafford në javët e ardhshme, derisa Crystal Palace nuk heq dorë nga 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version