Site icon Telegrafi

“The Walking Dead: Dead City” do të ketë premierën në qershor

Është zbuluar më në fund data e premierës së “The Walking Dead: Dead City” në AMC.

Më parë u raportua se “Dead City” do të jetë premierë në qershor të këtij viti, por nuk u dha ndonjë datë e saktë.

Tani, AMC ka publikuar një datë për sezonin e parë të “The Walking Dead: Dead City”, duke njoftuar se kjo seri do të debutojë gjegjësisht më 18 qershor 2023.

“The Walking Dead: Dead City” ka në qendër Lauren Cohan dhe Jeffrey Dean Morgan, çiftin e pamundur të Maggie dhe Negan duke lundruar në një Manhattan post-apokaliptik shumë kohë më parë të shkëputur nga kontinenti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga The Walking Dead
2w

Seriali (i titulluar më parë Isle of the Dead) është krijuar dhe prodhuar nga Eli Jorne, i cili gjithashtu shërben si drejtues i shfaqjes.

Prodhuesit ekzekutivë janë Cohan, Morgan dhe Scott M. Gimple.

Të tjerë aktorë që përfshihen në film janë: Mahina Napoleon, Gaius Charles, Jonathan Higginbotham, Zeljko Ivanek, Trey Santiago-Hudson etj.

Foto: AMC

Seriali dramë-horror ka arritur suksese të jashtëzakonshme deri më tani me sezonet e mëparshme, e që është komentuar vazhdimisht nga fansat dhe admiruesit e filmave. /Telegrafi/

Exit mobile version