Telegrafi

Walker rrëfen për herë të parë se si dështoi kalimi te Bayern Munich

Kyle Walker ishte një nga objektivat më të mëdhenj të transferimit të Bayern Munichut.

Dhe megjithëse marrëveshja dukej e rregulluar, ajo nuk u materializua kurrë.

Mbrojtësi i krahut qëndroi te Manchester City, ndërsa tani ka rrëfyer se përse dështoi kalimi i tij te Bavarezët.

Lexo po ashtu Kyle Walker pranon ofertën e Bayern Munichut

“Ishte afër, por gjërat mund të ndodhin në futboll. Nuk ishte e destinuar të realizohej”, ka thënë ai për BBC Sport.

“Bayern Munich është një klub i madh dhe nëse shihni se çfarë po bën dhe do të bëjë Harry Kane atje, nuk ishte një hap prapa”.

Ishte e rëndësishme për anglezin që një kontratë t’i jepte atij sa më shumë vite garanci. Gjatë pushimeve verore, Citizens mësohet se i kanë ofruar një zgjatje për dy vjet, e cila zgjat deri në vitin 2024.

Lexo po ashtu City me propozim të ri për Walkerin, mbrojtësi duhet të vendos shpejt për të ardhmen e tij

“Në mendjen time kam dashur gjithmonë të luaj për Manchester Cityn, por duhet të bëja atë që ishte e duhura për mua dhe të ardhmen time”, ka shtuar më tej Walker.

Edhe trajneri Pep Guardiola ishte duke menduar shumë për të ardhmen e mbrojtësit. Gjatë transferimit, të dy u panë duke darkuar në Mançester dhe thuhet se spanjolli e ka bindur të Walkerin të qëndrojë. /Telegrafi/