Site icon Telegrafi

Walker pas takimit me Kurtin: Shpresoj që qeveria të formohet shpejt, një shtet pa qeveri vështirë se mund të quhet shtet

Ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin tha se shpreson që shumë shpejt të formohet qeveria në Kosovë.

Walker në një deklaratë për gazetarë pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, tha se Kurtin e njeh që nga koha kur ai ishte duke punuar me veprimtarin Adem Demaçin.

Ish-shefi i OSBE-së tha se shpreson që sa më shpejt të formohet qeveria, sepse sipas tij, një shtet që nuk ka qeveri, vështirë se mund të quhet shtet.

“Vendi pa qeveri është vështirë shtet. Juve ju duhet një qeveri. Pritshmëritë janë të mëdha, se ju keni një mundësi, me një njeri të ri. Jam shumë i interesuar të shoh se kur kjo do të ndodh dhe shpresoj se do të ndodhë së shpejti”, u shpreh Walker pas takimit me Kurtin. /Telegrafi/

Exit mobile version