Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka thënë para mediave se takimi që zgjati për më shumë se një orë ishte një takim shumë i mirë dhe produktiv.
Walker shtoi se Kosova është storie suksesi për arritjet që ka bërë përgjatë 25 vjetëve të çlirimit.
“Sapo pata një takim për më shumë se një orë me kryeministrin dhe ishte takim shumë i mirë dhe shumë produktiv. Nuk përdori kod të veshjes kur takoj kryeministria , do duhej të kisha veshje zyrtare me kravatë, gjatë dy ditëve të fundit kisha takime të shumta dhe tani e kisha veshjen time të stilit të Kalifornisë sepse erdha këtu si mik i Kosovës si mik i kryeministrit Kurti”, tha Walker.
Miku i madh i Kosovës shtoi se meritat kryesore për të arriturat e Kosovës janë vet populli i saj. Ai pati edhe disa lëvdata për gazetarët, ku u tha se duhet të ndjeheni mirë që jeni gazetarë dhe shqiptarë po ashtu.
“Dje, e di se u folën shumë fjalë duke i dhënë meritat NATO-s, duke i dhënë meritat disa prej akterëve të tjerë ndërkombëtarë që ishin këtu. Mendoj që meritat kryesore i shkojnë kosovarëve për atë që kanë bërë deri me tani, si kryeministrit Kurti dhe kryeministrave tjerë të kaluar, e po ashtu edhe forcave policore. Nuk mendoj se e dini sikurse unë çfarë forcash policore të mira keni, edhe në Amerike kemi policë të mirë, disa po e disa më ndryshe, por ju në Kosovë keni një polici të shkëlqyer”, tha Walker. /Telegrafi/