Telegrafi

Walcott te Liverpooli? Ja qëndrimi i tij

Theo Walcott dëshiron që të qëndrojë te Arsenali për së paku edhe një sezon, gjithnjë sipas raportimeve të mediave angleze.

Daily Telegraph shkruan se ekziston besimi se 27 vjeçari dëshiron që të qëndrojë në Emirates, përkundër interesimit serioz të Liverpoolit.

Walcott ka vuajtur për kohë të rregullt startuese nën drejtimin e Arsene Wenger sezonin e kaluar dhe ishte besuar se ai duhet të jetë i përgatitur për t’u larguar nga Londra Veriore.

Kuptohet se përkundër se këtij fakti, Walcott nuk dëshiron të largohet dhe të qëndrojë në klubin e tij. /Telegrafi/