Theo Walcott ka kryer testet mjekësore te Evertoni ku pritet të kalojë për shumën e 20 milionë funteve.
‘Gunners’ vendosën ta largojnë lojtarin pasi u kërkua shumë nga Sam Allardyces.
Ishte pikërisht Arsene Wenger që vendosi ta largojë lojtarin nga klubi pas 11 vitesh, ku kishte ardhur nga Southampton.
Mësohet se Arsenali ka kërkuar 30 milionë funte për sulmuesin, por palët janë rënë dakord për 20 milionë funte.
Ai tashmë i ka kryer testet mjekësore.
Walcott nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje nga minuta e parë deri më tani në Ligën Premier.
Sulmuesi anësor është pjesë edhe e Kombëtares së Anglisë ku në 46 paraqitje ka realizuar tetë gola.
Kjo është arsyeja që ka zgjedhur Evertonin për të luajtur më shumë që të jetë pjesë e Kampionatit Botëror. /Telegrafi/