Theo Walcott nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e trajnerit të Arsenalit, Arsen Wenger.
Ai prite të kërkojë largimin në huazim, për të luajtur rregullisht dhe për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.
Mesfushori anglez ka qenë një prej lojtarëve kryesor në sezonet e shkuara, kur klubi luante 4-3-3.
Por ku Wenger vendosi të luajë 3-5-2, ai nuk ka gjetur aspak hapësira, duke u harruar si lojtar.
Huazimin e tij prej gjashtë muajsh do ta pranojnë edhe drejtuesit e klubit.
Për të kanë shfaqur disa klube interesim , sidomos ato të Ligës Premier.
Southamptoni, West Ham dhe Everton, janë në garë për të marrë në huazim mesfushorin anglez. /Telegrafi/