Telegrafi

Waalwijk me një deklaratë zyrtar për portierin që humbi ndjenjat në fushë ndaj Ajaxit

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në sfidën RKC Waalwijk – Ajax, ku portieri i vendasve Etienne Vaessen u rrëzua pa ndjenja në fushë.

Ishte minuta e 85-të e ndeshjes kur Vaessen pësoi një goditje nga sulmuesi i Ajaxit, Brian Brobbey.

Kjo bëri që gjyqtari kryesor ta ndërpresë ndeshjen pasi edhe gjendja emocionale e futbollistëve të tjerë ishte shumë e rënduar.

Lexo po ashtu Futbollistët shpërthyen në lot dhe ndeshja u ndërpre - mjekët bën mrekulli duke shpëtuar jetën e portierit holandez

Tani ka ardhur edhe reagimi zyrtar i skuadrës holandeze RKC Walwijk që kanë sqaruar gjendjen e Vaessen, duke thënë se ai do të mbetet për disa ditë i shtrirë në spital dhe do të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.

“Ne mund të raportojmë se portieri ynë Etienne Vaessen kaloi një natë të qetë dhe po vazhdon te rekuperohet. Tani është e rëndësishme që Etienne të jetë në gjendje të rekuperohet i sigurt dhe vëzhgohet me kujdes në orët dhe ditët në vijim”.

“Prandaj do të dëshironim t’ju kërkojmë t’i jepni atij dhe familjes së tij kohën dhe pushimin e nevojshëm. Në emër të të gjithëve në klubin e Waalwijk, i urojmë shumë forcë Etienne dhe të gjithë njerëzve pranë tij. Shpresojmë ta shohim përsëri në klub së shpejti”, thuhet në deklaratën publike të skuadrës holandeze. /Telegrafi/