Site icon Telegrafi

VW nga viti 2024 do të ndalojë shitjen e veturave me benzinë dhe naftë në tregun norvegjez

Norvegjia ka qenë në skajin e revolucionit të veturave elektrike tash e një kohë. Kanë bërë disa politike vërtet miqësore për blerësit e këtyre veturave, e ndoshta edhe duke e dëmtuar pak ekonominë, gjë që solli shkurtimin e disa stimujve. Megjithatë edhe importuesi zyrtar i VW është i gatshëm që ta ndërmarr hapin e radhës.

VW do të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë, naftë dhe atyre hibride nga 1 janari i vitit 2024. Kjo ndodhë dy vite të plota para planit drastik të Norvegjisë për të shitur vetëm vetura elektrike nga fundi i vitit 2025. Kjo do të thotë se norvegjezët më nuk do të mund të blejnë modele të tjera të VW pos atyre nga familja e ID.

Kjo lëvizje nuk është edhe aq kontroverse sa pritej të ishte, plani zyrtar për ndalimin e shitjeve të të gjitha veturave që bëjnë emetimin e gazrave duke filluar nga viti 2025 ka marrë mbështetje të madhe nga populli, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Deri tash, rreth 18 për qind të veturave të pasagjerëve në rrugët norvegjeze janë elektrike, dhe duke u bazuar nga Instituti i Ekonomisë së Transportit, jo më larg se viti 2036, ajo shifër do të shkojë në 50 për qind. Dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse qeveria nuk i ndryshon stimujt aktual.

Momentalisht Norvegjia ofron zero TVSH mbi të gjitha veturat elektrike, por kjo do të ndryshojë së shpejti. Nga viti i ardhshëm, simulimi nuk do të jetë më në dispozicion, gjë që do të thotë se një ngritje e menjëhershme prej 25 për qind do të ndodhë. Është vlerë e madhe monetare – po flasim për një mesatare të ngritjes së çmimit prej 10,000 eurove për blerësit e zakonshëm.

Deri tani këtë vit, VW ka shitur vetëm pak më shumë se 6,900 vetura elektrike në Norvegji, shifër kjo e cila përbën 81 për qind të shitjeve të përgjithshme, teksa modeli më i shitur ishte ID.4, me 5,400 njësi të shitura. Audi ka shifra edhe më të mëdha, 97 për qind e të gjitha veturave të shitura ishin elektrike. Teksa Hyundai dhe Nissan nga totali i veturave të shitura, 90 për qind prej tyre ishin elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version