Telegrafi

VW me aplikacion që ofron informacion për automjetin (Video)

Kompania Volkswagen ka zbuluar detaje rreth pajisjes LogBox dhe aplikacionit Race.

Fjala është për një sistem, i cili vozitësit i ofron informata kyçe në lidhje me veturën.

Ky sistemi përbëhet nga pajisja LogBox, e cila kushton 299 euro dhe e cila dërgon informatat e veturës në aplikacionin falas “Race” nëpërmjet Bluetoothit, transmeton Koha.

Aplikacioni ofron disa module të ndryshme duke përfshirë “Driver Screen”, që tregon informacione aktuale të tilla si shpejtësinë, fuqinë, presionin dhe forcat “G”.

Gjithashtu, ky aplikacion mban shënimet për shpejtësinë e veturës gjatë xhiros në pistë dhe mund të tregojë cila ka qenë koha më e shpejtë prej të gjitha xhirove.

Përdoruesit mund të shohin kohën e shpejtësisë nga 0 deri në 100 kilometra për orë dhe për të regjistruar vozitjen e tyre gjatë së cilës ata marrin informata kyçe në lidhje me veturën.