Telegrafi

VW konfirmon prodhimin e konceptit CrossBlue (Foto)

Kompania Volkswagen ka njoftuar se kah fundi i vitit 2016 do të fillojë punën në SHBA për prodhimin e konceptit CrossBlue.

Bëhet fjalë për një automjet, i cili është prezantuar në vitin e kaluar në panairin e automjeteve në Detroit. Në fakt, është një model SUV me shtatë ulëse, emri i të cilit akoma nuk është publikuar.

Ajo që dihet aktualisht është se prodhimi serik i CrossBlue do t’i dedikohet vetëm tregut amerikan, mirëpo në vitet në vazhdim mund të merret vendim që të zgjerohet tregu.

CrossBlue do të bazohet në platformën MQB, ndërsa sa i përket motorizimit, pritet të vendosen motorë standardë të Volkswagenit duke përfshirë edhe versionin hibrid.

Kompania gjermane do të investojë 900 milionë dollarë në prodhim, ndërsa do të angazhohen 2.000 punëtorë. /Telegrafi/