Site icon Telegrafi

VV: Vendimi për importin e plehrave i takon popullit

Lëvizja Vetëvendosje i është bashkuar shqetësimit të qytetarëve të Shqipërisë lidhur me miratimin e projektligjit për importin e plehrave.

“Natyra, territori, nëntoka, ajri, ujërat, janë të kufizuara, të fundme e të pakthyeshme. Trajtimi i tyre është përgjegjësi kombëtare, pasi ato janë shtëpia e përbashkët e kombit. Aventurizmi i interesit privat në këto terrene politike pashmangshmërisht publike duhet ndalur”.

“Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të veprojë si nevojtare përballë joshjes së investitorëve në këto industri të rrezikshme, por duhet ta kanalizojë kapitalin privat drejt rrugës së ngadaltë por më të leverdisshme për publikun, që janë sektorët e prodhimit vendor, bujqësia dhe industritë që respektojnë ambientin”.

“Një çështje kaq e rëndësishme nuk prek vetëm bizneset dhe punëtorët e angazhuar në importin dhe përpunimin e mbetjeve, por ka potencialin të ndikojë drejtpërdrejt negativisht mbi ambientin, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve. Rrjedhimisht, vendimi për një çështje kaq madhore i takon dhe duhet të merret nga populli”, thuhet reagimin e kësaj lëvizjeje.

Exit mobile version