Site icon Telegrafi

VV uron qytetarët, thotë se pasuria shpirtërore, morale e materiale u takon të gjithëve

Lëvizja Vetëvendosje uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Vetëvendosje vlerësoi se simbolika dhe domethënia e kësaj dite, mbartë vlera të domosdoshme për shoqërinë sot.

“Sakrifica është mësimi dhe garancia për funksionimin më të drejtë të një shoqërie, e cila sot po rrezikohet nga majat drejtuese të saj. Drejtësia është rezultat i sakrificës dhe kjo është nevoja më e madhe e shoqërisë tonë aktualisht”, thuhet në urim.

“Mirëqenia e synuar për të gjithë duhet të jetë rikujtim i përditshëm. Këtë duhet ta urojmë edhe sot, në këtë ditë feste. Po ashtu, ta inkurajojmë njëri – tjetrin që të mos dorëzohemi. Prandaj, në këtë rrugëtim nevojitet solidaritet. Pasuria shpirtërore e morale e po ashtu edhe ajo materiale u takon të gjithëve”, thuhet ndër të tjera në urim. /Telegrafi/

Exit mobile version